DYLON

Ministri Sveçla takon ambasadorin italian, Nicola Orlando

Ministri Sveçla takon ambasadorin italian, Nicola Orlando
Avatar photo Redaksia

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirëedhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.