DYLON

Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport. 

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Davenport dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritashëm në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të saj. 

EkoHigjiena

Ndërsa, Ambasadori Davenport uroi ministrin Sveçla për postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe theksoi përkushtimin e tij në avancimin e bashkëpunimit të mirë të dy institucioneve.

Ambasadori Davenport u zotua se Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë MPB-në në prioritetet e saj në sundimin e rendit dhe ligjit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.