DYLON

Ministri Sveçla priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici

Ministri Sveçla priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues  komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Ministri  Sveçla falënderoi z.Federici për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit. Ai gjithashtu njoftoi Gjeneral Majorin, z. Franco Federici lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendëshme si luftimin dhe parandaminin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjën e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.