DYLON

Ministri Sveçla pritet në takim nga homologu i Shqipërisë, Bledi Çuçi

Ministri Sveçla pritet në takim nga homologu i Shqipërisë, Bledi Çuçi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit, zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, zhvilloi dje një takim zyrtar me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi. 

Të dy homologët diskutuan për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve, mundësinë e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve.

EkoHigjiena

Në këtë takim u bisedua gjithashtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafikimit në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimin për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve. 

Po ashtu pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.