DYLON

Ministri Sveçla premton përkrahje për zjarrfikësit

Ministri Sveçla premton përkrahje për zjarrfikësit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Ministri Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Sveçla tha se e çmon lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Republikës së Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë.

Ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.