DYLON

Ministri Shala: Vendimet tona po japin rezultatet e para tek prodhuesit

Ministri Shala: Vendimet tona po japin rezultatet e para tek prodhuesit
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën ‘Flutura’, në Prishtinë, e cila merret me prodhimin e letrës higjienikë që nga viti 2008 dhe numëron 50 punëtorë.

Zëvendëskryeministri Limaj ka theksuar se nuk ka më të rëndësishme sot se sa hapja e vendeve të punës, duke treguar se Qeveria e Kosovës është duke punuar që bizneseve vendore t’iu krijojë kushte sa më të mira.

“Vizituam një kompani e cila ka pasur deri më tani 50 % e tregut të Kosovës në furnizim me letra dhe siç e pamë dhe nga ajo që dëgjova tha që kapacitetet dhe kërkesat janë shtuar. Tregu po zgjerohet dhe po rritet nevoja për punësim e që për neve është shumë më rëndësi prodhuesit tanë më i pa të suksesshëm . Me rrite kapacitetet prodhuese dhe vendet e punës. S’ka asgjë më me rëndësi se sa hapjen e vendeve të punës”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

EkoHigjiena

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se masa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka pasur impakt të jashtëzakonshëm duke ndikuar në rritjen e prodhimit të kompanive dhe shtimi e vendeve të punës.

“Është kënaqësi që së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj të jemi në vizitë te një prodhues vendor dhe të shohim se impakti i vendimeve tona në raport me Serbin dhe Bosnje e Hercegovinën ka rezultuar me rritje të prodhimit të kompanisë në fjalë po edhe prodhuesve tjerë”, ka thënë ministri Shala.

Shala ka garantuar gjithë prodhuesit se fokus i tij do të jetë përkrahja e prodhuesve vendor.

“Unë si ministër i garantoj të gjithë prodhuesit nga këtu se fokusi im kryesor do të jenë të përkrahja e prodhuesit vendor ashtu siç kemi vepruar në kompaninë në fjalë që e kemi ndihmuar nga MTI me grande në rritjen e fuqisë së prodhimit dhe do të vazhdojmë t’i ndihmojmë edhe kompanitë tjera dhe më këtë ta rrisim ekonominë e vendit”, ka thënë Shala.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.