DYLON

Ministri Shala uron Federatën e Shenjëtarisë

Avatar photo Redaksia

Me rastin e pranimit të Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shenjëtarisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala përgëzon shenjëtarët e Kosovës, duke iu uruar atyre suksese në avancimin e mëtejmë të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

EkoHigjiena

“Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin,njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala dhe është zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovësnë afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në urimin e ministrit Shala.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.