DYLON

Ministri Shala takoi kryetarin e SBASHKU-ut, Rrahman Jasharin

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është takuar sot me Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, SBASHK.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Rrahmani u bisedua për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të kulturës.

EkoHigjiena

Po ashtu, ndërmjet Shalës dhe Jasharit u theksua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut në funksion të përmirësimit të kushteve për këtë kategori të punëtorëve.

Ministri Shala u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un, në të mirë të mbrojtjes së interesave të punëtorëve në sektorin e kulturës. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve për punonjësit e sektorit të kulturës në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.