DYLON

Ministri Shala priti Ekipin Olimpik të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, së bashku me Ekipin Olimpik të Kosovës, para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio De Janeiro të Brazilit, ku Kosova do të merr pjesë për herë ë parë si shtet.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se kjo pjesëmarrje e Kosovës në Lojërat Olimpike është fitore e madhe e vendit tonë, dhe si e tillë ka një domethënie të madhe për sportin e vendit tonë, por edhe për shtetin tonë, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u prezantuar në arenën ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se përbërja e Ekipit Olimpik të Kosovës me tetë sportistë në këto lojëra, është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të Kosovës dhe dëshmi e avancimit të tij cilësor.

Ministri Shala më tej Ekipit Olimpik të Kosovës i dëshiroj suksese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.