DYLON

Ministri Shala priti drejtuesit e Shoqatës së Producentëve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim Blerta Bashollin, kryetare e Shoqatës së Producentëve të Kosovës, të shoqëruar nga Shkumbin Istrefi dhe Fatmir Spahiu.
Drejtuesit e kësaj shoqate e njoftuan ministrin Shala me qëllimet dhe objektivat e kësaj shoqate, dhe u shprehën se janë të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë më MKRS-në, në funksion të përmirësimit të mëtejmë të kushteve për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës.

Drejtuesit e kësaj shoqate u shprehën se shoqata mbledhë rreth vete producentë kredibil, dhe si e tillë, mund të ndihmojë në shumë drejtime kinematografinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e kësaj shoqate për iniciativën, dhe u premtoi bashkëpunim në funksion të krijimit të një klime sa më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja ka rritur dukshëm përkrahjen për kinematografinë e Kosovës, veçmas me rritjen e buxhetit, dhe synon që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më tej, ministri Shala drejtuesit e kësaj shoqate i informoi me punët që po bën MKRS-ja për përmirësimin e legjislacionit në fushën e kinematografisë dhe kulturës. Në funksion te kësaj, u shpreh Shala, Ligji për Kinematografinë së shpejti do të shkojë në Parlament për lexim të dytë, dhe me miratimin e tij, shumë çështje që lidhem me fushën e kinematografisë do të rregullohen më mirë.

Ministri Shala, drejtuesit e kësaj shoqate i informoj edhe me Ligjin për Sponzorizime dhe Donacione, i cili gjithashtu është në procedurë. Ky ligj krijon mundësi të reja dhe lehtësira për financimin edhe më të madh të kulturës së Kosovës.

Ndërmjet ministrit Shala drejtueseve të kësaj shoqate u bisedua edhe për iniciativën për themelimin e një Fondi për Industrinë e Filmit dhe Lehtësirat Financiare, me çka Kosova synon të futet në tregun ndërkombëtar të filmit në vitin 2017.

Drejtuesit e kësaj shoqate e përgëzuan ministrin Shala për këtë nismë, dhe u shprehën se ky fond, i cili, garanton lehtësira financiare për produksionet e huaja filmike, të cilat do vijnë në vendin tonë për realizimin e projekteve filmike, është jashtëzakonisht i dobishëm për afirmimin e mëtejmë të artit dhe kulturës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.