DYLON

Ministri Shala priti drejtuesit e rinj të KQVR-së

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e rinj të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, të udhëhequr nga Vesa Ibrahimi, kryetare.

Ministri Shala i përgëzoi të rinjtë për kuvendin e mbajtur këto ditë, nëpërmjet të cilit janë themeluar organet drejtuese të këtij këshilli.

EkoHigjiena

Ministri Shala iu premtoi të rinjve mbështetje të vazhdueshme në përkim me Ligjin për Rininë. Ai po ashtu i informoi të rinjtë me veprimet e MKRS-ja për të përmirësuar ndjeshëm pozitën e rinisë në shoqërinë kosovare.

Ministri Shala po ashtu i njoftoi të rinjtë se MRKS-ja po përgatitë një strategji për të rinjtë.

Kryetarja e këtij këshilli, Vesa Ibrahimi, e informoi ministrin Shala lidhur me veprimtarinë e këshillit, dhe njëkohësisht e falënderoi atë për mbështetjen që MRKS-ja i jep rinisë në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.