DYLON

Ministri Shala nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me vendet e EFTA-së

Ministri Shala nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me vendet e EFTA-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në Gjenevë në prani të ministrave homolog të Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës, nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me këto 4 vende anëtare të EFTA-së.

Ky dokument me rendësi strategjike për Republikën e Kosovës parasheh thellimin e bashkëpunimit ekonomik me EFTA-në dhe gjatë vitit 2019 edhe fillimin e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lire me vendet e EFTAs-së.

Ministri Shala ka thënë se sot është një moment i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe për ekonominë, pasi është një hap drejt rrugës për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë.

EkoHigjiena

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për ne si shtet, për ekonominë tonë, pasi është një hap para, në rrugën e duhur deri ta arrijmë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me këto vende. Një marrëveshje e tillë nënkupton që të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë të eksportohen në Zvicër dhe në vendet tjera të lartpërmendura pa asnjë taks. Në vazhdën e punës tonë për ta promovuar prodhimin vendor dhe eksportin ne tashmë po hapim rrugë dhe po gjejmë partner dhe tregje të reja për produktet tona”, ka thënë ministri Shala.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.