Ministri Shala interesohet për gjendjen, arritjet dhe sfidat e KRU “Hidromorava”

Ministri Shala interesohet për gjendjen, arritjet dhe sfidat e KRU “Hidromorava”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka vizituar KRU “Hidromorava” në Gjilan, ku u prit nga Muhamed Suliqi, kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” SH.A. në Gjilan, me bashkëpunëtorë.

Fillimisht Suliqi i uroi mirëseardhje ministrit Shala dhe e njoftoi me gjendjen dhe arritjet e KRU “Hidromorava”. Po ashtu edhe Elhame Shefkiu, Kryesuese e bordit të drejtorëve KRU “Hidromorava” foli për gjendjen e kompanisë dhe sfidat që përballet kjo kompani e veçanërisht gjendjen e pendës se liqenit të Përlepnicës e cila siç tha ajo nuk është e mirë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala në fjalën e tij të rastit tha se prioritet i MMPH-së është Ajri, Uji dhe mbeturinat.

Ai tha se vizita në kompani ka për qëllim për tu njoftuar më për së afërmi me gjendjen, arritjet dhe sfidat që përballet kjo kompani po ashtu tha se si ministër i jep mbështetjen dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në sektorin e ujërave dhe prioritet e sheh trajtimin e problemit të ujërave të zeza në këtë Rajon.

Ai të pranishmit i njoftoi edhe me projektet që janë në realizim e sipër në këtë Rajon nga MMPH-ja dhe shtoi se do ta përkrah komunën në trajtimin e ujërave të zeza për dy vjetët e ardhshme, me ç’rast do të ketë studime të fizibilitetit e më pas investime edhe në përmirësimin e këtij Sektori bëri të ditur ministri Shala.

Ministri Shala me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Liqenin e Përlepnicës për të u njoftuar më për së afërmi me gjendjen e pendës së këtij liqeni.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE