DYLON

Ministri Shala dhe Kryetari Haliti përurojnë Qendrën Rinore në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala i cili njëherit është edhe Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport, me një pjesë të kabinetit të tij ka vizituar sot komunën e Vitisë. Me këtë rast ai është takuar me kreun e kësaj komune, z. Sokol Haliti me bashkëpunëtor ku gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një memorandum për rivitalizimin e shkollës së pare shqipe në fshatin Stubëll e Epërme. Po ashtu ata kanë përuruar edhe Qendrën Rinore në Viti, qendër kjo e cila është bashkëfinancim i MKRS-së dhe Komunës së Vitisë. Ndërkaq gjatë ditës së sotme u bë e ditur se po ashtu se shpejti do të fillojnë punët në Palestrën Sportive në Viti, si dhe u fol për projektin e rivitalizimit të Shtëpisë së Kulturës nga Komisioni Evropian dhe MKRS.

Kujtim Shala, zv Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherit edhe Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport pas përurimit të Qendrës Rinore dhe nënshkrimit të memorandumit për riviztalizimin e objektit të shkollës së parë shqipe në Stubell ka folur edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së tij me komunën e Vitisë. “ Ne do të vazhdojmë investimet e rëndësishme kapitale në komunën e Vitisë, po ashtu siç tha kryetari do të rivitalizojmë me komunën dhe Komisionin Evropian Shtëpinë e Kulturës. Po ashtu do të bëjmë edhe investime të rëndësishme në shkollën e parë shqipe në Stubëll ndërsa brenda pak javesh do të fillojnë punimet në palestrën sportive, projekt ky i rëndësishëm dhe një projekt kapital rreth një milion euro” u shpreh Ministri Shala.

EkoHigjiena

Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për projektet e tyre duke përmendur në veçanti edhe projektin e Qendrës Rinore. “ Falënderoj Ministrin Shala dhe MKRS-së, që na ka bërë të mundshme sidomos rinis vitiase që të këtë qendrën rinore, t a këtë kulmin mbi kokë ku mund të zhvilloj aktivitetet”. U shpreh Haliti. Ai tha se sot është nënshkruar edhe një memorandumi për shkollën e parë shqipe që daton nga viti 1905 në Stubëll duke përmendur njëkohësisht realizimin e një projekti të përbashkët në mes të MKRS-së Komisionit Evropian për rivitalizimin e Shtëpisë së Kulturës në Viti.

Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e projektit të qendrës rinore por edhe të gjitha ata që po ndihmojnë zhvillimit të kulturës në Komunën e Vitisë. Ndërkaq Kryetari i Këshillit Rinor Lokal, Adnan Ramadani ka folur për planin e KVRL-së në këtë qendër Rinor. Po ashtu sot DKRS ka mbajtur edhe një diskutim publik me të rinjtë, kryesisht nxënës të shkollave të mesme lidhur me Draft Rregulloren për Organizimin dhe funksionimin e qendrës rinore. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.