DYLON

Ministri Sefaj priti në takim Manfred Richter ish-deputetin gjerman

Ministri Sefaj priti në takim Manfred Richter ish-deputetin gjerman
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim  Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të FNF-së dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet mes dyja vendeve, ku ish-deputeti gjerman Richter konfirmoi mbështetjen gjermane për forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe përpjekjet që po bën vendi tij në agjendën drejt integrimeve evropiane.

Ministri Sefaj i shprehi mirënjohjen tij z.Richter për kontributin e çmuar që Republika Federale e Gjermanisë ka dhënë në të gjitha etapat e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.