Ministri Sefaj priti në takim kongresistin amerikan Steven Palazzo

Ministri Sefaj priti në takim kongresistin amerikan Steven Palazzo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj priti në takim kongresistin amerikan, z. Steven Palazzo, me të cilin biseduan rreth raporteve miqësore që kanë të dy vendet.

Me këtë rast ministri Sefaj vlerësoi lartë angazhimin që kanë pasur kongresmenët amerikan që në faza të hershme të përpjekjeve që ka pasur populli i Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje edhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë kongresistët amerikan në të gjitha fazat edhe pas shpalljes së Kosovës shtet, në rolin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës dhe në angazhimet e tanishme për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ministri Sefaj e njoftoi kongresistin Palazzo për përpjekjet që po bën Ministria e Punëve të Brendshme sa i përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm. Duke vënë në pah përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në gjitha këto objektiva.

Kongresisti Steven Palazzo vlerësoi të arriturat që janë bërë në Kosovë dhe angazhimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai premtoi se do të angazhohet personalisht që përkrahja amerikane për Kosovën të vazhdojë edhe si relacion i miqësisë së mirë që kanë të dy shtetet.

KOMENTE