DYLON

Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë

Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Në këtë takim u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mënyrë që të koordinohen veprimet në bazë të përgjithësisë dhe mandatit që kanë Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në Kosovë.

EkoHigjiena

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i premtoi mbështetje të mëtutjeshme ministrit Sefaj në fushën e sigurisë, por dhe në proceset e tjera demokratike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.