DYLON

Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ministri Sefaj falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Sefaj dhe komandanti i ri i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.