DYLON

Ministri Sefaj priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë

Ministri Sefaj priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, z. Keith W. Dayton.

Në këtë takim, ministri Sefaj falënderoi z. Dayton për kontributin e dhënë në emër të Qendrës “George C. Marshall”, në avancimin profesional të personelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, përmes programeve të specializuara në fushën e sigurisë, lidershipit dhe menaxhimit.

Ministri Sefaj vuri theks se një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve në programet e ndryshme të Qendrës “Marshall” kanë arritur të kenë karriera të suksesshme në menaxhimin e institucioneve shtetërore dhe ato të sigurisë.

EkoHigjiena

Ndërsa, z. Dayton vlerësoi arritjet e Kosovës, në veçanti institucionet e saj të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, në veçanti ato që ndërlidhen me terrorizëm dhe krim të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu, është vlerësuar progresi që ka arritur Kosova në luftimin e terrorizmit përmes masave të ndryshme legjislative dhe operacionale, në veçanti në kontributin e dhënë në parandalimin e një sulmi të përgatitur gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael.

Në fund, Ministri Sefaj ftoi z. Dayton për të avancuar dhe më tej bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës “Marshall” në arritjen e qëllimit të përbashkët, atë të përgatitjes së strukturave të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse të krimit të organizuar trans-nacional dhe terrorizmit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.