DYLON

Ministri Sefaj priti në takim drejtorin e Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu

Ministri Sefaj priti në takim drejtorin e Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, për të cilin është shumë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht me Republikën e Shqipërisë, ku dihet edhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve të dy vendeve.

Ministri Sefaj theksoi se bashkëpunimi mes policive të rajonit do të bënte më të sigurtë secilin shtet veç e veç dhe do të ndikonte edhe në ngushtimin e rrethit të grupeve kriminale të cilat veprojnë në rajon.

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, z. Ardi Veliu, theksoi se policia shqiptare do të jetë në dispozicion të koordinimeve të të gjitha veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në mënyrë që në dy vendet të ketë më shumë siguri për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit duke iu përshtatur edhe koncepteve evropiane të bashkëpunimit mes shteteve që ndajë kufijtë e përbashkëta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.