Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim deputeten e komunitetit boshnjak në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Emilia Rexhepi.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e komunitet boshnjak në Kosovës, sidomos sa i përket pjesëtareve të këtij komuniteti të cilët shërbejnë në institucionet e sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast deputetja Rexhepi kërkoi që të përkrahet edhe më tej ky komunitet, sa i përket punësimit dhe mbështetjes institucionale, me qëllim që në Kosovë të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të trajtohen njësoj.
Ministri i Punëve të Brendshme i ofroi përkrahje deputetes Rexhepi dhe theksoi se brenda mundësive ligjore do të bëhen përpjekje që të gjithë qytetarët pa dallim të trajtohen njëjtë dhe do t’i kenë mundësitë e barabarta.