DYLON

Ministri Rrustem Berisha priti myftiun Naim Tërnava

Ministri Rrustem Berisha priti myftiun Naim Tërnava
Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava pasi e falënderoi ministrin për pritjen, shprehu edhe gëzimin e tij që Kosova arriti të formojë ushtrinë, e cila siç tha ai “është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”.

Ai po ashtu tha se BIK-u ka kontribuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të  kontribuojë për forcimin e ushtrisë. “Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrahja e miqve tanë ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”,- u shpreh myftiu Tërnava.

EkoHigjiena

Ministri e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke thënë se “kjo vizitë është shumë domethënëse dhe do t’i  shërbejë zhvillimit dhe ecjes përpara të proceseve shtet-formuese të Kosovës dhe se roli i BIK-ut është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ministri Berisha theksoi se ushtria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.         

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.