DYLON

Ministri Rrustem Berisha priti atasheun e Belgjikës Yves Cuvelier

Ministri Rrustem Berisha priti atasheun e Belgjikës Yves Cuvelier
Avatar photo Redaksia

Ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier, në MFSK.

Ministri Berisha dhe atasheu i mbrojtjes Cubelier nga Belgjika diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit bilateral në lëmin e sigurisë në mes të MFSK/FSK dhe autoriteteve homologe belge dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.

Ministri Berisha e njoftoi atasheun Yves Cuvelier me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Po ashtu, përmendi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës dhe falënderoi shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë.

EkoHigjiena

Atasheu i mbrojtjes, koloneli Cuvelier nga ana e tij shprehu falënderim për mikpritjen e ministrit Berisha, duke e përgëzuar për punën e deritanishme të tij në veçanti, si dhe për të arriturat e MFSK/FSK në përgjithësi dhe premtoi thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.