DYLON

Ministri Rrustem Berisha priti ambasadorin e Kanadasë Daniel Maksymiuk

Ministri Rrustem Berisha priti ambasadorin e Kanadasë Daniel Maksymiuk
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci z. Daniel Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit, Sektori i Shërbimeve Legjislative, Departamenti i Drejtësisë të Kanadasë, znj. Laurie Wright.

Ministri Berisha falënderoi ambasadorin Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit znj. Wright për vizitën, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Kanadasë për Kosovën, si dhe për kontributin e ushtrisë kanadeze në kuadër të KFOR-it, në ruajtën e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ministri Berisha i njoftoi mysafirët edhe me të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK); për sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit; për përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.

EkoHigjiena

Ministri Berisha duke vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive, kërkoi vazhdimin dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.

Nga ana e tij, ambasadori kanadez, pasi uroi ministrin për emërimin e tij në detyrën e re, e falënderoi për pritjen, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.