DYLON

Ministri Rrustem Berisha prit në takim zyrtar ambasadorin e Francës Didier Chabert

Ministri Rrustem Berisha prit në takim zyrtar ambasadorin e Francës Didier Chabert
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot, në një takim zyrtar ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Ministri Berisha, me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Didier Chabert dhe përmes tij Sekretaren e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, zonjën Genevieve Darrieussecq, për pritjen që i ka bërë ministrit Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Francë, në muajin shkurt të këtij viti.

Ministri Berisha e ka njoftuar ambasadorin Chabert, me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së; integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë, si edhe përfaqësimin e lartë të gjinisë femërore në Ministri dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Z. Berisha, e njoftoi ambasadorin Chbert edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka FSK-ja, me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, SHBA-të, shtetet anëtare të NATO-s dhe të atyre që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Gjithashtu, ministri Berisha e ka njoftuar ambasadorin e Francës Chabert, edhe me sfidat dhe zhvillimet rreth aktiviteteve për transformimin e FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Në takimin e përbashkët, ministri Berisha dhe ambasadori i Francës Chabert konstatuan vullnetin e dyanshëm për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Francës, duke marrë angazhimin për emërimin e atasheut ushtarak në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen e ushtarakëve të Francës në kuadër të NALT-it (Ekipi Ndërlidhës Këshillues të NATO-s) në MFSK, dhe angazhimin e dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit në fushat që janë në interes të përbashkët për të dyja ministrit dhe shtetet.

Nga ana e tij, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chaver falënderoi ministrinë Berisha për pritjen, si dhe konfirmoi gatishmërinë e Francës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në muajt në vazhdim, duke filluar me vizita të delegacioneve zyrtare, identifikimin e fushave të bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja shtetet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.