DYLON

Ministri Rrahmani takohet me Presidentin e Asociacionit Botëror të Mjekëve, Michael Marmot

Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në Gjermani, ku me ftesë të Presidentin e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Prof. Dr Frank Ulrich Montgomery po merr pjesë në Asamblenë e 119-të të Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë në Hamburg, Ministri Imet Rrahmani është takuar me Presidentin e Asociacionit të Mjekëve Botëror z. Michael Marmot.

Gjatë këtij takimi, Ministri Rrahmani dhe Presidenti i Marmot kanë biseduar për bashkëpunimin midis Asociacionit të Mjekëve Botëror me shoqatat profesionale të profesionistëve shëndetësor të Kosovës dhe Odën e Mjekëve.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Ministri Rrahmani ka kërkuar përkrahjen e Presidentit Marmot për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar shëndetësor.

Në takim është biseduar edhe për mundësinë që një delegacion i lartë i Asociacionit të Mjekëve Botëror të vizitojë Kosovën dhe të shoh mundësitë konkrete të bashkëpunimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.