DYLON

Ministri Rrahmani priti Sindikatën e Policisë së Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj. Valbona Kamberi – Hoxha, të shoqëruar nga Nënkryetari z. Shaban Tasholli. Në takim u bisedua për gjendjen e shëndetësisë në përgjithësi me theks të veçantë për sigurimet shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka njoftuar Sindikatën e Policisë për punën që është duke u bërë në përgjithësi në sektorin e shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në vend.

EkoHigjiena

“Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme të filloj brenda këtij viti me mbledhjen e premiumeve për sigurimin shëndetësor, dhe se me krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të rriten edhe kapacitetet profesionale dhe infrastrukturore në shëndetësi që do të reflektojnë në cilësinë më të mirë të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit”, tha ministri Rrahmani.

Përfaqësuesit e Sindikatës kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin mes MSh-së dhe Sindikatës së Policisë dhe kanë mirëpritur lajmin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor gjatë këtij viti, duke ofruar përkrahje në këtë aspekt me propozime konkrete për fuqizimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.