DYLON

Ministri Rrahmani priti përfaqësues nga Lux-Dev

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani i shoqëruar nga U.D Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Ardian Mehmetaj dhe bashkëpunëtorë, priti sot në takim përfaqësues të Qeverisë së Luksemburgut të udhëhequr nga drejtori i ri përgjegjës për projektet e Lux-Dev në Kosovë, z. Frédéric Rouffe, këshilltaren për Ballkan (në largim), znj.Dzeneta Ramic dhe shefen për këshillim teknik, znj. Afërdita Ademi-Osmani.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani ka uruar për detyrën e re z. Rouffe, e në anën tjetër ka falënderuar znj. Ramic për kontributin e dhënë gjatë mandatit të saj, dhe bashkëpunimin e mirë e të suksesshëm në kuadër të projekteve mbështetëse të Lux-Devit, për shëndetësinë kosovare dhe për Kosovën në përgjithësi.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani ka njoftuar përfaqësuesit për sfidat e shëndetësisë kosovare, preokupimet dhe prioritetet e MSh-së dhe ka shprehur përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve mike, posaçërisht në fushën e shëndetësisë.

Ai tha se “Ministria e Shëndetësisë është duke punuar me itenzitet të shtuar në procesin e reformave që nënkupton riorganizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të MSH-së që kjo Ministri të jetë shumë më dinamike”.

“Prioritet i yni në këtë fazë është sistemi i sigurimeve shëndetësore ku në janar të vitit 2017, do të fillojmë me mbledhjen e premiumeve shëndetësore dhe krahas saj sistemi i informimit shëndetësorë, që do të mbështetet në parimet moderne organizative e funksionale, e që Qeveria e Luksemburgut e ka mbështetur në vazhdimësi këtë projekt, për çka ju jemi falënderues”, tha Ministri Rrahmani.

U.D. Sekretari i Përgjithshëm Ardian Mehmetaj, është shprehur falënderues ndaj Qeverisë së Luksemburgut, për siç tha “mbështetjen e vazhdueshme që po jep për fushën e shëndetësisë”.

Znj. Ramic tha se bashkëpunimi i mirë mes Lux-Dev dhe MSh-së, ka qenë lehtësim për realizimin e projekteve me sukses.

Z. Rouffe, është falënderuar për pritjen dhe po ashtu ka shprehur mbështetjen e tij sikurse paraardhësi i tij, për projektet e zhvilluara në kuadër të shëndetësisë deri më tani, por edhe për projekte të tjera të reja të cilat mund të shërbejnë në përmirësimin dhe fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Ndryshe, Qeveria e Luksemburgut është një prej kontribuesve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.