DYLON

Ministri Rrahmani priti në takim Grupin punues të Këshillit Ndërministror për Ujëra

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpuntorë, priti sot në takim Grupin punues të Këshillit Ndërministror për Ujëra. Në takim u diskutua lidhur me zbatimin e rekomandimeve të raportit të hartuar nga Grupi Punues ndërinstitucional i ujërave.
Ministri Rrahmani tha se kërkesat që kanë për qëllim funksionalizimin e institucioneve për t’i shërbyer qytetarëve të vendit, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të tyre, gjithherë do të kenë mbështetjen e MSh-së dhe do të realizohen në tërësi.

Grupi punues i Këshillit Ndërministror për Ujëra, pasi kanë njoftuar Ministrin për punën që po bëjnë, kanë potencuar se përmbushja e kërkesave të tyre do të ishte e mirëseardhur, dhe do të ndikonte në përmirësimin e punës së Qendrës së Ujit, por do të ndikonte edhe në plotësimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e cilësisë së ujit në Kosovë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.