DYLON

Ministri Rrahmani priti ambasadorin e ri Italian në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim ambasadorin e ri Italian në Prishtinë, Z. Piero Cristoforo Sardi, ku i shprehi mirëseardhje dhe e përgëzoi për marrjen e detyrës së re. Ministri Rrahmani e informoi ambasadorin z. Sardi, për punën e madhe që është duke u bërë me reformën në shëndetësi, me ç’rast e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, në këtë aspekt, duke shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve edhe më të ngushta në fushën e shëndetësisë me Qeverinë Italiane.

Ministri Rrahmani tha se Qeveria italiane ka ndihmuar shëndetësinë kosovare në përgjithësi e në veçanti në fushat e identifikuara si prioritare siç është fusha e kardiokirurgjisë, ku ende po jep kontributin e saj.

EkoHigjiena

Ambasadori i ri italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, e falënderoi Ministrin Rrahmani për mikpritjen dhe tha do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në procesin e reformës në shëndetësi sikurse paraardhësi i tij.

Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Sardi shprehën vendosmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive dhe thelbësore për të realizuar qëllimin e bashkëpunimit të shprehur edhe përmes marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.