DYLON

Ministri Rrahmani: Oda e Infermierëve lidere e Odave të profesionistëve shëndetësor

Ministri Rrahmani: Oda e Infermierëve lidere e Odave të profesionistëve shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Në Kuvendin e VIII të OIK-ut, Ministri Rrahmani i dorëzoi kryetarit të kësaj ode, Naser Rrustemaj, vendimin për bartjen e kompetencave të plota për ri-licencimin e infermierëve, proces ky që tash do të bëhet nga Oda e Infermierëve

Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) po bëhet lidere në mesin e Odave të profesionistëve shëndetësorë dhe me këtë edhe në marrjen e kompetencave të reja nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu tha sot Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në Kuvendin e VIII-të të anëtarëve të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve (OIK) të tjerë shëndetësor të Kosovës.

EkoHigjiena

Duke përgëzuar këtë odë për zhvillimin e suksesshëm të saj, Ministri Rrahmani i dorëzoi kryetarit të OIK, z. Naser Rrustemaj edhe vendimin për bartjen e plotë të përgjegjësive për ri-licencimin e infermierëve në Kosovë, që tash e tutje do të bëhet nga kjo odë, derisa kompetencat për edukimin e vazhduar profesional dhe çështjet etike janë bartur vitin që shkoi.

Ministri Rrahmani i inkurajoi drejtuesit dhe anëtarët e Kuvendit të OIK, që të vazhdojnë edhe më tej me intensitet të lartë në zhvillimin e tyre dhe marrjen e të gjitha përgjegjësive nga ana e MSh-së sipas Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Duke pranuar vendimin e Ministrit për bartjen e plotë të kompetencave për ri-licencimin e infermierëve, kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemaj, tha se ky vendim është një përgjegjësi e madhe, dhe se OIK është e përkushtuar që të përmbush rolin e saj bazuar ekskluzivisht në ligj. Ai ka falënderuar MSh-në për bashkëpunim në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të kësaj ode që përfaqëson komunitetin më të madh në numër brenda sektorit shëndetësor.

Kurse, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, Hysni Bajrami, tha se akti i dorëzimit të vendimit për bartjen e kompetencave për ri-licencim të infermierëve nga MSh-ja tek OIK tregon për përkushtimin e MSh-së për zbatimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe, gjithashtu, për strukturimin dhe konsolidimin e mirë të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Në Kuvendin e VIII të OIK, anëtarët e këtij Kuvendi miratuan raportin e punës të odës për 2016-2017 të cilin e prezantoi kryetari i OIK-ut; Rregulloren për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke të OIK-ut; Rregulloren për Këshillin Etik të OIK; planin e buxhetit për gjashtë mujorin 2017 si dhe disa vendime të tjera brenda mandatit dhe përgjegjësive që Odë e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.