DYLON

Ministri Rrahmani interesohet për kërkesat dhe nevojat e të rinjve në fushën e shëndetësisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), të kryesuar nga kryetari i këtij Këshilli, Avdullah Hasani, të cilët i dorëzuan Ministrit Rezolutën që është miratuar nga ana e delegatëve të Konventës” Evropianët e rinj” me disa kërkesa dhe nevoja të rinjve kosovarë.

Ministri Rrahmani ka mirëpritur angazhimet e KREK-ut për të fuqizuar rolin e të rinjve në shoqërinë Kosovare, ndërkohë që ka theksuar se ky Këshill dhe MSH-ja do të mund të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin kundër duhanit, edukimin dhe promovimin shëndetësor, etj.

EkoHigjiena

Kryetari i KREK-ut, Avdullah Hasani, ka thënë që bashkëpunimi do të zhvillohet në fushat me interes për shëndetin e të rinjve dhe ka vlerësuar gatishmërinë e Ministrit Rrahmani që të trajtojë bashkë kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar institucioneve, në këtë rast edhe MSH-së që dalin nga Rezoluta.

Ndryshe, Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) më 31 Maj dhe 1 e 2 qershor ka mbajtur konventën “Evropianët e rinj”, me pjesëmarrje të 1800 të rinjve të cilët kanë miratuar tri Rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.