DYLON

Ministri Rrahmani i njofton specialistët për angazhimin e Qeverisë për punësimin e përkohshëm të tyre

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim një grup të specialistëve të papunë, të fushave mjekësore, të cilët i njoftoi me angazhimet e Qeverisë dhe të Republikës së Kosovës për punësimin e tyre.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani i njoftoi specialistë te papunë se ka marrë mbështetejen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kryeministrit Isa Mustafa, si dhe ka marrë konfirmimin e Komisionit Parlamentër për buxhet dhe financa të Kuvendit të Kosovës, që në buxhetin e rishikuar do të lejohen mjete financiare për punësimin e përkohshëm të tyre në sistemin shëndetësor të Kosovës.

EkoHigjiena

Specialistët, gjatë një takimi të hapur dhe të sinqertë ,e kanë falënderuar Ministrin Rrahmani për angazhimin e tij dhe të Ministrisë për të bërë zgjidhje për ta, ndërkohë që Ministri Rrahmani i ka njoftuar ata se ka disa muaj që Ministria ka qenë e preokupuar së pari me evidentimin e saktë të specialistëvë të papunë, profilet e tyre dhe gjetjen e mundësive për anagazhimin e tyre.

Ministri Rrahmani tha se ndarja e buxhetit për angazhimin e përkohshëm të tyre në punë, i kontribuon ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, zhvillimit të shkathtësive profesionale të specialistëve dhe ngritjes së mirëqenies sociale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.