DYLON

Ministri Rrahmani diskuton me përfaqësuesit e Bankës Botërore për reformën – sigurimet shëndetësore

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim menaxherin praktik për Evropë dhe Azi Qendrore-Shëndetësi të Bankës Botërore, z. Enis Barish dhe Menaxherin e misionit të Bankës Botërore-Zyra në Kosovë, z. Marco Mantovanneli me bashkëpunëtorë të tjerë, me të cilët biseduan për implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore.

Në këtë takim, fokusi i diskutimeve ishte implementimi i reformës shëndetësore në Kosovë, respektivisht funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani i njoftoi përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore për përgatitjet në implementimin e reformës shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve të Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë, vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurimeve shëndetësore nga 1 janari 2017, përgatitjet për pakon e shërbimeve shëndetësore që do të ofrohen nga Fondi i Sigurimeve dhe legjislacionin e ri plotësues për implementim të sigurimeve shëndetësore.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zbatimit të sigurimeve shëndetësore, duke marrë parasysh përfitimit që do të sjellin sigurimet për qytetarët dhe ndikimin e kësaj reforme në financimin dhe reformimin e shëndetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.