DYLON

Ministri Rrahmani dhe shefja e UNICEF-it, znj. Gad, vlerësojnë bashkëpunimin dhe projektet e realizuara në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Lajla Omar Gad.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani ka falënderuar znj. Gad për kontributin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore në hartimin e politikave dhe zbatimin e planeve që përmirësojnë shëndetin e fëmijëve dhe të adoleshentëve në Kosovë.

EkoHigjiena

“Në çdo plan serioz fëmijët e kanë vendin e tyre të pazëvendësueshëm dhe meritor, ndërsa investimi në fëmijë është investim për të ardhmen. Në këtë aspekt, ne e vlerësojmë bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar nga UNICEF-i”, tha Ministri Rrahmani.

Ai tha se Ministria do ta vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë në projektet e filluara së bashku, që për qëllim kanë fuqizimin e shëndetit të fëmijëve.
Zonja Gad nga ana e saj u shpreh falënderuese për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me MSH-në dhe Ministrin, për të cilin tha se ka treguar zotim, përkushtim dhe lidership në çuarjen përpara të bashkëpunimit shumë të mirë.

“Unë ju shpreh zotimin e UNICEF-it për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë”, tha znj. Gad, duke theksuar se në mesin e shumë intervenimeve që ka bërë UNICEF-i me MSH-në, projekti i vizitave shtëpiake, pastaj realizimi i anketës së treguesve të shumëfishtë (MICS) dhe projekti për pasurimin e miellit, kanë qenë disa prej projekteve të suksesshme dhe me domethënie për avancimin e disa shërbimeve në Kosovë dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së adoleshentëve në Kosovë.

Pas katër vjet misioni në krye të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj.Gad do ta lë Kosovën në pjesën e dytë të korrikut për të vazhduar me një mision të ri në Gjeorgji.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.