DYLON

Ministri Rrahmani dhe shefja e UNICEF-it në Kosovë diskutojnë projektet e përbashkëta në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takimin shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Laila Omar Gad. Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë midis Ministrisë dhe UNICEF-it në Kosovë në realizimin e shumë projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore.

Ministri Rrahmani dhe znj. Gad biseduan në mënyrë të veçantë për projektin e vizitave shëndetësore shtëpiake që pas disa komunave në Dukagjin do të shtrihet edhe në rajonin e Gjilanit; projektin për realizimin e objektivave të Mijëvjeçarit që lidhen me shëndetësinë dhe projektet e përbashkëta që Ministria dhe UNICEF-i do t’i realizojnë gjatë vitit 2016 dhe vitit 2017.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani siguroi shefen e UNICEF-it në Kosovë se kjo ministri do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit, që deri tash ka rezultuar shumë i suksesshëm, ndërkohë që shefja e UNICEF-it tha se kjo organizatë do të vazhdojë ta mbështes shëndetësinë kosovare në përmbushjen e objektivave të saj që synim kanë përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.