DYLON

Ministri Rrahmani dhe Ambasadorja e Luksemburgut Dostert bisedojnë për projektet e reja në shëndetësi

Ambasadorja e Luksemburgut
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Anne Dostert, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadoren Dostert me përgatitjet e Ministrisë si në fushën legjislative ashtu edhe të ngritjes së kapaciteteve edhe kryerjen e përgatitjeve për fillimin e premiumeve shëndetësore si fazë e parë e zhvillimit të fondit të sigurimeve shëndetësore; shtrirjen e Sistemit të Informimit Shëndetësore; ngritjen e kapaciteteve në institucionet shëndetësore dhe proceset e tjera në shëndetësi.

Nga ana e saj, Ambasadorja Dostert ka shprehur interesimin e Qeverisë së Luksemburgut për investimet e ardhshme që ky shtet do t’i bëjë në sistemin shëndetësor të Kosovës, vazhdimin e përkrahjes për projektet aktuale dhe koordinimin edhe me partnerët e tjerë, me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë shërbime sa më të mira shëndetësore.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen që është duke i dhënë shëndetësisë kosovare edhe përmes projektit KSV 017, ndërkohë që ka siguruar Ambasadoren se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se edhe investimet e ardhshme do të bëhen në koordinim të plotë midis MSh-së, përkatësisht Qeverive të dy vendeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.