DYLON

Ministri Rrahmani dhe Ambasadori francez Chabert diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Francë në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Didier Chabert me të cilin biseduan për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadorin Chabert me procesin e zhvillimit të reformave në shëndetësi duke nisur nga sigurimet shëndetësore, Sistemi i Informimit Shëndetësor, bartjen e kompetencave te Odat e Profesionistëve Shëndetësor, riorganizimi i strukturës së sistemit shëndetësor, Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare si dhe hapjen e shërbimeve të reja dhe ngritjen në vazhdimësi të infrastrukturës.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani ka theksuar se kontributi i partnerëve dhe donatorëve ka qenë i madh në përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në këtë mes, mirëpreti zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Republikën e Francës në shëndetësi.

Ambasadori Chabert tha se javën që vjen, një delegacion i ekspertëve të fushave të mjekësisë nga Universiteti i Lionit II do të vijnë në Prishtinë për të vendosur bazat e një bashkëpunimi me Fakultetin e Mjekësisë dhe sistemin shëndetësor, në tre drejtime: në fushën e hulumtimeve dhe doktoratave shkencore; në fushën e këmbimit të studenteve midis Prishtinës e Lionit dhe në fushën e këmbimit të profesorëve midis dy universiteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.