DYLON

Ministri Rrahmani bisedon për odat mjekësore me përfaqësues të Asociacionit të Mjekëve të Gjermanisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, priti sot në takim përfaqësuesit e lartë të Asociacionit të Mjekëve të Gjermanisë, z. Ramin Parsi Parsa dhe z. Domen Podnar, të shoqëruar nga doktori kosovar që punon në Klinikën e Schwrtizingenit, z. Sali Berisha.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani ka falënderuar përfaqësuesit e Asociacionit (Odës) Gjermane të Mjekëve për kontributin e dhënë prej tyre në procesin e ndërtimit të Odës së Mjekëve dhe Odave të tjera të profesionistëve shëndetësor në Kosovë.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani ka theksuar se, përkundër vështirësive që e kanë përcjellë procesin, Kosova ka arritur tashmë të ketë pesë oda të profesionistëve shëndetësor: Odën e Mjekëve; Stomatologëve; Farmacistëve; Infermierëve dhe të Fizioterapeutëve, të cilat i kanë themeluar organet e tyre, kanë zhvilluar edhe aktivitete dhe janë në proces të përgatitjes për marrjen e disa prej kompetencave, të cilat do të mund t’i ushtrojnë në këtë fazë.

Ai tha se Ministria është e interesuar që Odat të jenë në gjendje të fillojnë gradualisht me marrjen e disa përgjegjësive, të cilat do ta lehtësonin punën e Ministrisë, ndërkohë që do t’i ndihmonin komunitetit mjekësor që ta fuqizojnë rolin e tyre brenda sistemit shëndetësor.

Ministri Rrahmani i ka njoftuar përfaqësuesit e Asociacionit të Mjekëve Gjermanë edhe me zhvillimet e tjera që kanë të bëjnë me odat në fushën e krijimit të mundësive teknike për punë më të mirë të tyre.

Nga ana e tyre, z. Ramin Parsi Parsa dhe z. Domen Podnar kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë edhe më tej fuqizimin e Odave të profesionistëve shëndetësor në Kosovë, qoftë përmes bartjes së përvojave nga oda e tyre apo edhe mënyrave të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.