DYLON

Ministri Rrahmani bisedon me drejtues të Odave të profesionistëve shëndetësor për sfidat e këtij viti

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim drejtuesit dhe përfaqësues të Odave të Profesionistëve Shëndetësor të Kosovës. Në këtë takim u bisedua për planet e Ministrisë dhe të Odave për fuqizimin e këtyre institucioneve, sfidat që i presin gjatë këtij viti, përgatitjet për bartjen e kompetencave të ndryshme shtesë dhe aspektet teknike të funksionimit më të mirë të tyre.

Ministri Rrahmani tha se MSh-ja është e interesuar që sa më shumë përgjegjësi t’u barten odave në përputhje edhe me gatishmërinë e tyre për t’i marrë ato dhe theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me qëllim të ushtrimit të plotë të përgjegjësive ligjore nga ana e odave.

EkoHigjiena

Nga korriku i vitit të kaluar, shumica e odave i kanë marrë përgjegjësitë për çështjet etike dhe edukimin e vazhduar profesional, derisa licencimi dhe ri-licencimi i profesionistëve është proces që ushtrohet së bashku, ndërkohë që, gjatë këtij viti, përgjegjësi të reja pritet t’u barten të pesë odave të profesionistëve shëndetësor në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.