DYLON

Ministri Rrahmani bisedon me autoritete italiane në kuadër të KFOR-it për bashkëpunimin në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot përfaqësues të njësisë CIMIC që vepron në kuadër të Policisë Ushtarake të Karabinierëve Italianë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, të udhëhequr nga komandanti i tyre, z. Paolo Coletta.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e kësaj njësie në fushën e përkrahjes së aktiviteteve që forcojnë sektorin shëndetësor, me autoritetet Kosovare dhe ato në Itali, me vëmendje në fushën e sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe aktiviteteve që forcojnë luftën kundër kancerit.

Ministri Rrahmani ka falënderuar zyrtarët e njësisë CIMIC për interesimin dhe gatishmërinë që të kontribuojnë me pajisje në fushën e shërbimeve të dializës, pore dhe për shprehjen e interesit që të lehtësohet bashkëpunimi me institucione italiane në parandalimin dhe luftimin e kancerit.

EkoHigjiena

Në takim janë trajtuar edhe ide të ndryshme, të cilat kanë për qëllim që të ndihmojnë në fusha të ndryshme sektorin shëndetësor në Kosovë, me përkrahjen e niveleve të ndryshme të autoriteteve italiane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.