DYLON

Ministri Rrahmani bisedon me asamblistët fëmijë nga Gjilani

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim kryetaren e Asamblesë së Fëmijëve – Gjilan, Festina Kurteshi të shoqëruar me bashkëpunëtorë.

Ai e ka njoftuar kryetaren e Asamblesë dhe shoqëruesit e saj, me takimet dhe aktivitetet që zhvillon nga MSh-ja, duke vënë në theks të veçantë zhvillimin e projekteve të ndryshme që lidhen me ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për fëmijë.
Ministri ka përmendur bashkëpunimin e mirë që ka MSh me organizatat ndërkombëtare dhe vendore për projekte të ndryshme që për qëllim kanë ruajtjen e shëndetit të fëmijës, së fundmi me vizitat shtëpiake shëndetësore, por edhe aktivitetet për zbatimin e Ligjit për Kontroll të Duhanit, i cili luan rol të rëndësishëm në shëndetin e fëmijëve.

EkoHigjiena

Mysafirët nga Asambleja e Fëmijëve – Gjilan kanë falënderuar Ministrin Rrahmani, për punën që është duke bërë me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, me ç’rast i kanë ndarë mirënjohje.

Ata janë kanë shprehur nevojën për vizita më të shpeshta shëndetësore nëpër shkollat ku nuk ka ambulanca.

Në takim është shprehur interesimi për projekte të cilat kanë për qëllim promovimin e të drejtave të fëmijëve në shërbimet shëndetësore spitalore si dhe ruajtjes së shëndetit të tyre.