DYLON

Ministri Rrahmani bisedoi me z. Erhard Busek dhe Ambasadorin e Austrisë, Pfandler, për bashkëpunimin në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot pasdite në takim z. Erhrad Busek, ish-zëvendëskancerlar i Austrisë dhe ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Austrisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë.
Në këtë takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë të Univesitetit të Prishtinës, dr. Syzana Manxhuka-Kërliu është biseduar për fusha të veçanta të bashkëpunimit, para së gjithash për mundësinë e realizimit të programeve specifike të specializimeve për mjekët kosovarë në Austri, shëndetin e nënës dhe fëmijës, etj.

Në takim, Ministri Rrahmani ka njoftuar z. Busek dhe Ambasadorin Pfandler edhe për përhgtitjet që po bëhen për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurimet shëndetësore dhe projektet e tjera në shëndetësi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.