Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, priti sot në takim deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Përlaskaj.
Ministri Latifi shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën e znj. Lekaj Përlaskaj në Kosovë dhe mundësinë për të shikuar mënyrat e thellimit të bashkëpunimit me vendin mik, Kroacinë, në sektorin e shëndetësisë.
Rrjedhimisht, u theksua bashkërisht se potenciali i bashkëpunimit është shumëdimensional, si në aspektin shkencor, akademik, dhe të edukimit profesional të kategorive të ndryshme të stafit shëndetësor, gjithashtu edhe në të tjera forma, për çka, Kosova ka shumë të mësojë nga shteti i Kroacisë, pasi që ata kanë kaluar në procest e njejta zhvillimore.
Znj. Ermina Lekaj Prlaskaj ofroi përkrahjen e pakursyer të saj dhe shtetit kroat për planet e zhvillimit të sektorit shëndetësor të Kosovës.
Ajo konfirmoi që për këtë qëllim së shpejti do të organizohen takime mes dy Ministrive simotra, për të jetësuar bashkëpunimin ndërshtetëror me projekte konkrete. /2LONLINE/