DYLON

Ministri Quni mori pjesë në Konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA

Ministri Quni mori pjesë në Konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga kriza e pandemisë COVID-19, takimi u realizua përmes video-konferencës me pjesëmarrje edhe të ministrave të mbrojtjes nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, dhe Mali i Zi si anëtare të rregullta, përfaqësuesi nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së dhe Republika e Kosovës si vend me status të anëtarit vëzhgues.

EkoHigjiena

Konferenca u zhvillua në dy sesione plenare me temat të cilat u fokusuan në programet e bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes, me theks të veçantë në pandeminë aktuale COVID-19, ndikimit të saj në performancën e aktiviteteve të planifikuara të institucioneve të mbrojtjes, si dhe epoka post-COVID me rreziqet, sfidat dhe mundësitë.

Gjithashtu, në sesion të veçantë u shqyrtua rëndësia e partneritetit të NATO-s dhe integrimit euro-atlantik në menaxhimin e krizave dhe përballjen e sfidave aktuale të sigurisë.

Në ekspozenë e tij, ministri Quni ofroi informacionet kryesore për ndikimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe masat reaguese anti-covid të qeverisë së vendit me institucionet ekzekutive të saj.

Ai theksoi rolin dhe misionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi në efektivitetin dhe efikasitetin e masave anti-covid.

Gjithashtu, ministri Quni, i njoftoi homologët e tij edhe me sfidat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e përgjithshëm të FSK-së, pastaj procesin e realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të planifikuara paraprakisht për periudhën përkatëse, mësimet e nxjerra nga kjo krizë dhe vizionin për të ardhmen.

Lidhur me rëndësinë e partneritetit të NATO-s dhe integrimeve euroatlantike, ai theksoi se, Karta e Adriatikut –SHBA, është iniciativa që përputhet plotësisht me aspiratat tona në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe me vullnetin tonë për të qenë anëtare e plotë e saj.

”Ne dëshirojmë të jemi ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Duam të japim kontributin tonë në të gjitha çështjet që janë brengë e rajonit. Kemi vullnetin ta bëjmë këtë, dhe po ndërtojmë kapacitetet e duhura në këtë drejtim” tha në fund ministri Quni.

Sipas agjendës, në fund të punimeve, ministrat e Mbrojtjes miratuan Deklaratën e Përbashkët me konkluzionet e konferencës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.