Në këtë takim, ministri z. Flamur Sefaj e njoftoi ministrin hungarez z. Laszlo Trocsanyi për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera të të dyja vendeve .
Të dy ministrat bashkëbiseduan për format e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos sa i përket migrimit të pa rregullt.
Po ashtu u bisedua për bashkëpunimin policor ndërmjet dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar, pasi është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim rajonal, pasi grupet kriminale nuk kanë barriera të bashkëpunimit për të realizuar synimet e tyre.
Ministri Trocsanyi përgëzoi Institucionet e Kosovës në parandalimin e migrimit të pa rregullt. Ai tha se shteti hungarez është i gatshëm të intensifikojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në parandalimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.