DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dënon aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Ngjarje të tilla nuk i shërbejnë Kosovës në proceset të cilat po kalon.

“Shpreh keqardhje për vrasjen e Oliver Ivanivoiq, dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, aktet e tilla nuk e ndihmojnë shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për sundim të rendit dhe ligjit. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatet e hetimeve nga institucionet përgjegjëse. Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e akterëve para organeve të drejtësisë”

Menjëherë pas këtij rasti ministri Sefaj, priti në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të dy këta shprehën keqardhje për këtë akt, si dhe ngushëlluan familjen e të ndjerit. Gjatë këtij takimi ministri Sefaj dhe Bahtiri, përmes zëvendësministrit të Punëve të Brendshme,  Milan Radojeviç i cili gjendet në veriun e Mitrovicës kontaktuan edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, ku i shprehën atij gatishmërinë e plotë për zbardhjen e rastit dhe u potencua se bashkëpunimi i nivelit lokal është shumë i rëndësishëm në këto momente.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.