DYLON

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic ka vizituar sot Vitinë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiç, ka qëndruar sot në komunën e Vitisë me që rast është interesuar të dijë më shumë rreth gjendjes së komuniteteve pakicë që jetojnë në komunën e Vitisë, ku përpos takimit me krerët komunal ai ka parë nga afër edhe projektet që janë realizuar në vendbanimet e banuara edhe me qytetarë të komunitetit serb, kroat e romë.

Ministri Jevtiç, fillimisht është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili detalisht e ka njoftuar atë për mbështetjen dhe ndihmën që po u jepet komuniteteve në këtë komunë.

EkoHigjiena

“Në aspektin e përgjithshëm kemi realizuar një sërë projektesh për mirëqenien e qytetarëve,, ndërkohë që në aspektin individual jemi munduar që të ofrojmë ndihmë në bazë të mundësive krahas nevojave të shumta të qytetarëve”ka thënë Haliti.

Ai gjithashtu ka theksuar përkushtimin e institucioneve komunale për mirëqenien e jetës së qytetarëve dhe te komuniteteve, sidomos për realizimin e projekteve nëpër lokalitetet multietnike, ndërkohë që ka njoftuar ministrin Jevtic për zhvillimet e komunës në këtë drejtim.

Kurse ministri Jevtic , ndër të tjera ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që së bashku me Komunën e Vitisë të punojnë në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve në këtë komunë, ndërkohë që ka përmendur edhe rëndësinë e krijimit të kushteve të përshtatshme për kthim.

Ai ka thënë se në bazë të informatave që posedon, çështja e kthimit të serbëve në Podgorc dhe Zhiti më shumë i takon aspektit të vetiniciativës së të zhvendosurve, pasi që problemi i multietnicitetit nuk qëndron, gjë që është dëshmi e stabilitetit të sigurisë në këtë komunë. Jevtiç ka premtuar edhe realizimin e një projekti të përbashkët që ka të bëjë me fshatin Binqë.

Pas takimit të zhvilluar në ambientet e komunës, Ministri Jevtiç së bashku me kryetarin Haliti kanë vizituar shëtitoren përgjatë rrugës Viti-Binqë, ndërkohë që më pas ai ka vazhduar me takime nëpër disa familje serbe në Binqë, për të vazhduar edhe me disa familje kroate në Letnicë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.