DYLON

Ministri Nitaj priti në takim drejtorët e kompanive për menaxhimin e mbeturinave

Ministri Nitaj priti në takim drejtorët e kompanive për menaxhimin e mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mbeturinave PAMKOS, drejtorin e  Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave dhe drejtorët e kompanive rajonale për menaxhimin e mbeturinave. 

Gjatë takimit Ministri Nitaj është njoftuar për sfidat e tyre, problemet dhe synimet për avancimin e sistemit të pastrimit e trajtimit të mbeturinave.

EkoHigjiena

Drejtorët e kompanive të mbeturinave po ashtu folën edhe për problemet me të cilat po përballen, veçmas me borxhet që kanë dhe në këtë drejtim kërkuan mbështetje financiare.

Po ashtu, drejtuesit e kompanive shprehen pakënaqësinë e tyre me trajtimin që u është bërë punëtorëve të këtyre kompanive nga Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.