DYLON

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se ka nënshkruar vendim për themelimin e grupit punues, i cili synon të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Kosovës si agjencion i MPB-së.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Sveçla.

EkoHigjiena

Sipas tij, Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka thënë Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.